Aktualitet

Shqiptarët mbështesin në masë mbajtjen e një referendumi për bashkim mes Shqipërisë dhe Kosovës/ Njihuni me rezultatet e sondazhit të TAR

Ideja e një referendumi për bashkim mes Shqipërisë dhe Kosovës vijon të mbështet në masë nga shqiptarët këtej dhe andej kufirit.

Në sondazhin e fundit të Top Albania Radio u shtrua pyetja se si do të votonit për bashkimin e dy shteteve dhe rezultati ishte i thellë në favor të tezës pro bashkimit.

79 % e personave që morën pjesë në sondazh votuan pro.

14% u kundërshtuan si ide dhe mundësi.

Ndërsa 7 % thanë që nuk e dinë.

Duke u nisur nga situata e nxehtë politike në vend ku në datë 11 Dhjetor pritet të zhvillohet Kuvendi Kombëtar i PD i thirrur nga Ish-Kryeministri Berisha dhe një javë më pas, Kuvendi i thirrur nga Kryedemokrati Basha, në sondazhin e rradhës është shtruar pyetja: Pas Kuvendeve të PD-së, drejtimin e partisë e merr Berisha apo e mban Basha?