Aktualitet

Shqiptarët pa pushime, Eurostat: Gati gjysma e shqiptarëve nuk i bëjnë dot!

Vetëm vitin e shkuar vendin tonë e vizituan mbi 10 milionë turistë e ndërkohë që në këtë sektor po shënojmë boom, më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk bëjnë dot pushime dhe gati 70% e shqiptarëve nuk kanë mundësi financiare, referuar EUROSTAT-it.

“50%  të të ardhura familjet shqiptare duhet ta shpenzojnë për nevojat e domosdoshme dhe themelore që janë ushqimet, qiraja dhe faturat. 30% e përbëjnë dëshirat si pushimet, drekë jashtë me familjen etj dhe 20% shkon për kursime.

Por në kushtet ku jemi, me këto paga ky raport është çrregulluar dhe kemi raportin 80 me 20%, pra harxhojmë vetëm për domosdoshmërinë dhe kursimet, nëse arrihet dot, pasi lidhet me pasigurinë për jetën. Nëse një shqiptar shkon jashtë shtetit vetëm për një natë e dy ditë, kostot shkojnë 300 euro minimum dhe kjo për pushime minimaliste që edhe pse shkon për pushim, ti kursen.

Të rinjtë po emigrojnë, për shkak të pamundësive financiare, moshat mesatare nuk iu dalin rrogat, ndërsa pensionistët mbahen me paratë e emigrantëve, që i ndihmojnë për të mbijetuar, dhe jo më të mendojnë për pushime”, u shpreh eksperti i kontabilitetit Edison Zaçaj.