Aktualitet Celebrities

Shtëpia e aktorit të njohur Will Smith përfshihet nga flakët!

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur për aktorin e njohur Will Smith. Shtëpia e artistit dhe e bashkëshortes së tij Jada Pinkket-Smith është përfshirë nga flakët. Ende është e paqartë se çfarë ka ndodhur saktësisht në pronën e tij në Calabasas. Imazhet tregojnë se diçka ka ndodhur në shtëpinë e tyre.

Sipas një dëshmitari, askush nga familjarët nuk është dërguar në spital. Anëtarët e familjes janë mjaft aktiv në rrjetet sociale, por që kësaj radhe ata nuk kanë postuar asgjë, duke zgjuar dyshime se shtëpia e tyre është djegur. Zjarrëfikësit dhe një ambulancë u panë duke shkuar në shtëpinë 42 milionë dollarëshe të Will e ndërtuar në Calabasas, Kaliforni. Se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, mbetet të kuptohet ditët në vazhdim.

Ndërkaq, ju shuajmë një kuriozitet sa i përket jetës sentimentale të dyshes së njohur Will-Jada. Sa herë që një thashethem i ri parashikon fundin e martesës së tyre, Will ka gjithmonë të njëjtën përgjigje. Ai u shpreh për “MTV News” në vitin 2016 se:

Divorci nuk mund të jetë një opsion. Me Jadën, u betuam para Zotit se do të jemi bashkë derisa vdekja të na ndajë. Pra, ka dy rezultate të mundshme. Një, ne do të jemi së bashku deri në vdekje, ose dy, unë kam vdekur.

Aktorja amerikane, Jada Pinkett gjithashtu është shprehur se:

I thashë Will-it se nëse martohesh me mua, dije se do të jemi gjithmonë bashkë. Do të jemi nën të njëjtën çati dhe e di se nuk ka asnjë arsye që ai dhe unë të divorcohemi.

Rreth katër vite e gjysmë më parë, gjatë një kohe që ajo dhe 52-vjeçari u njohën, Will Smith kishte një djalë të quajtur Trey Smith nga martesa e tij e parë me Sheree Zampino.