Celebrities Gossip Music

Shtohen ethet për Ronela Hajatin, artistja do të performojë e para në Eurovision!

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati u shpall fituese e Festivalit të 60-të të Këngës në RTSH, me këngën “Sekret”. Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision dhe së fundmi ka ndarë lajmin se është renditur si artistja e parë që do të përformojë në natën e parë të festivalit europian. Nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ në rrjetin e saj social Instagram artistja ka shkruar:

Ok, tani jam e frikësuar.

Shorti i ndarjes së performancave në gjysmëfinalen e ‘Eurovision Song Contest 2022’ u zhvillua në Palazzo Madama e Casaforte degli Acaja. Këtë vit festivali më i madh muzikor evropian do të zhvillohet më 10, 12 dhe 14 maj në Pala Olimpico në Torino, Itali.

Ndërkaq, ditën e djeshme Ronela bëri me dije se do të ripërpunonte këngën “Sekret” dhe për këtë do të bashkëpunonte me tre producentë të huaj. Ajo zbuloi nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Instagram se ka udhëtuar drejt Londrës për të përpunuar këngën ashtu siç kishte premtuar. 

Pasi arriti të rrëmbente çmimin e parë të spektaklit menjëherë pati komente të ndryshme në lidhje me fitoren e saj. Si njerëz të thjeshtë, ashtu edhe disa artistë u shprehën kundër fitores. Madje artisti Robert Aliaj, në një intervistë të dhënë është shprehur totalisht kundra kësaj këngë duke e cilësuar si tallava dhe madje vetë kompeticionin si një festival propagandistik. Pavarësisht të gjitha komenteve si pozitive ashtu edhe negative, Ronela tanimë do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision dhe ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë suksese!