Aktualitet Film & Tv

Shuhet në moshën 72-vjeçare aktori i njohur i “Hollywood”-it!

Aktori i njohur për rolin e tij në seritë e “Twin Peaks”, Walter Olkewicz, fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga djali i tij, skenaristi Zac Olkewicz, i cili u shpreh për “Hollywood Reporter”:

Ai ishte një njeri i mirë që shtyu dashurinë e tij për krijimtarinë dhe artet në gjithçka që bëri. Ai ma dha atë pasion dhe unë pres që t’ua transmetoj nipërve dhe mbesave që ai i donte aq shumë.

Thuhet se artisti ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Los Angeles, Kaliforni. Kohët e fundit, Walter vuante nga probleme shëndetësore. Operacionet e shumta në gju, u bën shkak që ai të largohej nga aktrimi.

Olkewicz ishte një figurë e veçantë dhe e njohur në filma për dekada, duke dalë së bashku me Tony Danza gjatë 5 sezoneve të “Kush është Bosi?” si Tiny McGee nga 1987 dhe gjatë të njëjtit kohëzgjatje, si personazhe të tjera përfshirë Walter Plimp në “Night Court”.

Lindur më 14 maj 1948, në Bayonne, New Jersey, Olkewicz u diplomua në Shkollën e Mesme “Bayonne” në 1966 dhe Universitetin Shtetëror të Kolorados, përpara se të bënte debutimin e tij në ekran në 1976, “Futureworld”.

Në ekranin e madh, Olkewicz portretizoi ‘Private Hinshaw’ me një kast përfshirë John Belushi, Dan Aykroyd, Mickey Rourke dhe John Candy në komedinë e Luftës së Dytë Botërore të vitit 1979 “1941.” të Steven Spielberg

 

Edhe pse nuk ishte në gjendje të ecte, Olkewicz nisi të punonte në teatër, dhe më pas themeloi kompaninë e tij, “The Jewel Box”, si dhe punoi si drejtor artistik.