Celebrities Gossip Showbiz

Shumë afër festave të fundvitit, por Rita Ora nuk i ndahet pushimeve verore!

Rita Ora dukej e mahnitshme në fotot me bikini, ndërsa po bën disa pushime në Zelandën e Re këtë fundjavë. Këngëtarja me origjinë shqiptare, 33 vjeçe, shfrytëzon në maksimum muajt e verës.

Ylli shquhet për trupin e saj të palestruar, ndërsa pozonte në buzë të një pishine. Rita shfaqte të pasmet e saj dhe tatuazhet, me mbishkrimin: “Je i mirëpritur!”. Pas notit, ajo pozoi para një liqeni të madh, ndërsa ishte e mbështjellë me një peshqir bardh e zi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Teksa zbuloi se shoqërohej nga bashkëshorti i saj Taika Waititi, ajo ndau fotografi të shëtitjes së tyre në male me një karrocë dhe foto të një dreke me pamje mbreslënëse, me menu peshk dhe perime.

Në Nëntor në Prishtinë u organizua një festë me rastin e Pavarësisë së Shqipërisë, ku shumë artistë dhe personazhe të njohur  u mblodhën  për të festuar së bashku. Mes tyre kanë qenë dhe këngëtarja me origjinë kosovare, Rita Ora. Ajo çfarë mori shumë vëmendjen në Instagram ishte fotoja e Ritës dhe këngëtares  Dafina Zeqiri, të cilat nga fotot duken si dy mikesha të ngushta.