Celebrities Gossip Showbiz

Shumë pranë lindjes, Marina dhe Getoari ‘arratisen’ në Dubai!

Ditën e djeshme, Marina Vjollca konfirmoi shtatzëninë e saj, e cila po përflitej prej kohësh në media. Me anë të disa fotografive shumë të ëmbla, prezantuesja zbuloi se pret të bëhet nënë për herë të parë.

Menjëherë pasi e konfirmuan këtë gjë publikisht, Marina dhe Getoari ‘u arratisën’ së bashku drejt Dubait. Ditën e sotme, prezantuesja bukuroshe publikoi disa Instastory ku tregon se është në Dubai me partnerin e saj dhe… bebushin/en e vogël që pritet të vijë në jetë.

Në përfundim të sezonit televiziv dhe të koncerteve, çifti simpatik zgjodhën të kalojnë disa ditë pushime jashtë Shqipërisë.

Ndërkohë, rikujtojmë se Marina gjithashtu është angazhuar me biznesin e saj duke u bërë përfaqësuese e një brand-i të njohur italian në Shqipëri.