Showbiz

Si çdo gjë tjetër, edhe dedikimet Dalina i bën shumë ndryshe nga të gjithë!

Një ndër ndodhitë më të trishta që mund t’i ndodhë një fëmije është ajo e humbjes së një prindi.
Shumë artistë të njohur e kanë përjetuar këtë ndjenjë dhe e kanë ndarë me të gjithë ndjekësit apo fansat e tyre.
Shkrimet e tyre për prindërit që nuk jetojnë më janë shumë prekëse, emocionale dhe të lënë një ndjenjë boshllëku brenda teje.
Por nuk e kishim menduar kurrë se me anë të disa fjalëve ndryshe, diçka e tillë mund të kthehej në një ndjenjë pak më pozitive.

Në një postim të bërë në llogarinë e saj në Instagram ajo shkruar disa rreshta për babain e saj të ndjerë, por larg dhimbjes, këto fjalë na falën shumë pozitivitet.

Në shkrimin e saj ajo tregon se si një fëmijë mund të krijojë marrëdhënie me një prind që nuk jeton më, si e gjen apo ku e takon në situata të bukura.

Një tekst që sjell një tjetër këndvështrim dhe kushdo që ka humbur njërin nga prindërit mund të gjejë pak paqe dhe optimizëm në këto fjalë të Dalinës.
Ku këtu shohim se përpos produksioneve të reja dhe frymës rinore dhe risitë që sjell, ajo mund të bëjë çdo gjë të marrë ngjyra të bukura.