Celebrities Film & Tv Showbiz

Si do të vazhdojë marrëdhënia midis Arias dhe Kleidit? Shkëputur nga filmi “Në Kuadër të Dashurisë”!

Premiera e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, i pari prodhim i Top Channel Films mbajtur më datë 9 Tetor në Pallatin e Kongreseve bëri bashkë personazhe të njohur të ekranit shqiptar. Filmi me protagonist kryesor, Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin u prit mes emocioneve të shumta, ku një numër i madh njerëzish iu bashkuan pritjes në tapetin e kuq.

E që nga ajo ditë, filmi më i komentuar dhe më i shumëpritur nga publiku nuk ndalet. “Në Kuadër të Dashurisë”, filmi i prodhuar nga Top Media ka udhëtuar në Korçë, Shkodër, Prishtinë, dhe Gjakovë, aty ku ndjekësit pritën me brohorima kastin e aktorëve të cilët ishin aty për të takuar fansat e tyre nga afër dhe për të bërë fotografi me ta apo për të dhënë autografe.