Celebrities Gossip Showbiz

Si është të kesh një komshie si Megi Pojani?

Megi Pojani njihet si një ndër personazhet më pa komplekse dhe asnjëherë nuk ngurron të shfaqet ashtu siç dëshiron. Herë tepër provokuese e herë shumë ‘funny’, bukuroshja gjithmonë arrin të jetë në qendër të vëmendjes.

Tepër aktive në rrjete sociale, Megi sigurohet që të ndajë me ndjekësit e saj thuajse çdo moment të ditës së saj, duke nisur nga kujdesi për veten, rutinën e saj e shpesh dhe momente shumë ‘funny’. Më i fundit në fakt është një karusel fotografish teksa shfaqet duke pozuar në pallatin ku ajo jeton dhe krahas bukuroshja na ka treguar se si është të kesh një komshie si Megi.

Komshia e dikujt

E duket se përpos gjithë këtyre postimeve, prezantuesja ka nevojë dhe për ‘hapësirën e saj personale’ në rrjete sociale andaj ka hapur së fundmi një llogari në Instagram ku ndiqet nga shtatë veta. E në këtë persona janë dy motrat, shoqet e saj dhe gjejeni pak se kush? Endri Çekiçi

Epo, besojmë se nuk ka më nevojë që Megi ta provojë me fjalë se është në një lidhje me të.