Celebrities Gossip Showbiz

“Si ke qenë si nxënëse?”, Sarah Berisha habit me përgjigjen!

Sarah Berisha është një blogere e njohur, shumë e dashur për publikun. Bukuroshja sjell gjithnjë trende sa i përket veshjeve dhe di të guxojë me stil. Sugjerimet dhe këshillat e saj shpeshherë merren parasysh, teksa në disa raste mund të ngrenë debat.

Së fundmi, ish-banorja e edicionit të parë të “Big Brother VIP” ka realizuar një bisedë me ndjekësit në “Instagram”, ku si gjithmonë pyetjet kanë qenë nga më të ndryshmet. “Si ke qenë si nxënëse/studente?”-e ka pyetur një fans/e blogeren, e cila shumë thjeshtë i ka treguar që në fakt nuk ka qenë një nga ato studentet e shkëlqyera.

Të them të drejtën nuk kam qenë nxënëse studente që kam shkëlqyer

Së fundmi Sarah ka qenë e ftuar në Javën e Modës në Paris dhe mori pjesë në eventin e markës ‘YSL Beauty’. Blogerja ishte e veshur me një fustan të zi me tyl dhe një make-up shumë të thjeshtë e mund të themi se dukej shumë klas. Gjatë eventit Sara arriti të takohej edhe me imazhin kryesorë të brandit, aktorin Austin Butler, me të cilin ka realizuar  një ‘selfie’ që e ndau me fansat e saj në InstaStory.