Celebrities Gossip Showbiz

Nuk e mendonim, Sarah Berisha zbulon dhuratat që i bën të dashurit të saj DJ PM!

Sarah Berisha është një blogere e njohur, shumë e dashur për publikun. Bukuroshja sjell gjithnjë trende sa i përket veshjeve dhe di të guxojë me stil. Sugjerimet dhe këshillat e saj shpeshherë merren parasysh, teksa në disa raste mund të ngrenë debat.

Së fundmi Sara ka zbuluar se çfarë dhuratash i bën të dashurit të saj, Dj Pm dhe nuk ishin ashtu si e mendonim. Sara  ka ndarë me ndjekësit një foto në “Instastory” ku shfaqen këmbët e Dj PM, i cili mbante veshur një palë shapka me fytyrën e një lope dhe ishin shumë komike.

Së fundmi Sarah ka qenë e ftuar në Javën e Modës në Paris dhe mori pjesë në eventin e markës ‘YSL Beauty’. Blogerja ishte e veshur me një fustan të zi me tyl dhe një make-up shumë të thjeshtë e mund të themi se dukej shumë klas. Gjatë eventit Sara arriti të takohej edhe me imazhin kryesorë të brandit, aktorin Austin Butler, me të cilin ka realizuar  një ‘selfie’ që e ndau me fansat e saj në InstaStory.