Health & Beauty

Si ndikon rritja e temperaturave në shëndetin e kafshëve shtëpiake?!

Qentë, macet, zogjtë dhe brejtësit nuk arrijnë ta përballojnë vapën njësoj si njerëzit. Temperaturat po rriten prandaj dhe veterinerët bëjnë thirrje për një vigjilencë të plotë kundrejt kafshëve tuaja shtëpiake. Rritjet e temperaturave kanë bërë që edhe kafshët të jenë në krizë teksa zogjtë kanë fluturar nga foletë e tyre e midhjet ziejnë në guaskat e tyre.

Megjithatë rritja e temperaturave ndikon edhe tek kafshët që janë më pranë nesh. Macet, qentë, lepujt, brejtësit, zvarranikët, zogjtë dhe gjitarët e tjerë të vegjël e përjetojnë dhe shfaqin shenja të nxehtësisë së tepërt në mënyra të ndryshme nga ne. Nxehtësia ekstreme mund të ndikojë në çrregullimin e termorregullatorëve tek një kafshë dhe kjo mund të jetë edhe fatale për to.

Të gjitha kafshët shtëpiake janë më të ndjeshme ndaj nxehtësisë por disa prej tyre kanë një rrezik më të madh si ato me probleme kardiake apo ato që janë mbipeshë. Qentë si bulldogët, pugat apo ‘boston terrier’ kanë gypa të ngushtë në grykët e tyre dhe mund të kenë probleme në nxjerrjen e ajrit.

Mbajtja e kafshëve në ambiente të mbyllura për një kohë të gjatë kur temperaturat janë shumë të larta mund të ndikojë shumë negativisht tek ata sepse kafshët e përjetojnë më ndryshe nga njerëzit çdo situatë. Njerëzit duhet që ta kontrollojnë patjetër temperaturën e ambientit ku ndodhet kafsha shtëpiake sepse çdo gjë mund të ndodhë.