Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Si qëndron e vërteta mes raportit të Arditit dhe Fifit?! Ja çfarë zbulon Ardit Çuni ekskluzivisht për Top Albania Radio!

I ftuar ditën e sotme në “Pardon My French” ishte Ardit Çuni, i cili nën moderimin e Jonidës dhe Kevit ai zbuloi detaje vërtet interesante nga qëndrimi i tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ndër të tjera, Arditi sqaroi edhe marrëdhënien e tij me Fifin, aq shumë të përfolur, ku u shpreh për raportin e saj me Granitin, por edhe për bashkëpunimet e tyre.

Kujtojmë, se ditën e djeshme teksa Arditi hyri përsëri në shtëpinë e “Big Brother Vip”, por këtë herë për një sqarim mes tij dhe Fifit, ajo bëri një deklaratë e cila shumë shpejt bëri xhiron e rrjetit.

Unë nuk e kam mik të ngushtë Arditin, e kam mik. Kam punuar me të, ia kam bërë dy këngë, tek njëra nuk i mora asnjë lekë, te tjera vetëm gjysmën e çmimit, sepse unë nuk shitem për pak… Po Ardit, e kam dashur Granitin më shumë se ty brenda.

Lidhur me këtë deklaratë Ardit Çuni sigurisht që e kishte një përgjigje, duke thënë të vërtetën e tij në lidhje me bashkëpunimin mes dy artistëve.

Unë nuk e kisha dëgjuar pjesën e këngës sepse do kisha nxjerrë lekë do e pyesja sa i detyrohem. Nuk më duket aspak profesionale, ndoshta e ka thënë në nerva e sipër për pjesën e këngës. Po, është zhgënjim sepse disa marrëdhënie janë diskrete. Është si të thëm unë sa e ka Fifi tekstin. Janë disa marrëdhënie profesionale diskrete…

Bëhet fjalë për këngën “Qaj” që i jam shumë mirënjohës asaj për tekstin. Këngën do e shkruante dikush tjetër, por ajo më tha “të lutem ma shkruaj dhe s’do të marr lekë”, nuk ishte kërkesë e imja, ishte ajo që e kërkoi sepse i pëlqeu shumë. Këngën e dytë ia kam paguar sa e ka, jo gjysmë çmimi.

Duket se, marrëdhënia me Fifin e ka penalizuar deri diku lojën e Arditit, dhe ai tregoi përjetimin e tij lidhur me këtë raport.

Nuk do të përfshihesha aq shumë emocionalisht në situatën e Fifit. Hyra dje sepse nuk kam marrë asnjë sqarim nga Fifi. Jam penalizuar në debatet me Donaldin apo Semin sepse kam mbajtur anën e Fifit… Megjithatë, unë doja t’i jepja një sinjal që jashtë nuk po dukej mirë, ia dhashë por ajo e keqkuptoi… Unë sigurisht e fal se nuk ka bërë ndonjë gjë të madhe.

Ndërkohë, është diskutuar poashtu shumë marrëdhënia e ndërlikuar mes Fifit dhe Granitit, si dhe fakti që Arditi dinte detaje që mund të ndryshonin raportin e tyre. I pyetur se pse nuk ia tha disa gjëra mikes së tij, Arditi u përgjigj si më poshtë.

Nuk do doja të flisja unë për persona të tretë. Fifi më pyeti si mendoj për Granitin dhe i thashë se nuk shoh asgjë në sytë e tij, i thashë të bëjë kujdes sepse unë dija disa gjëra për jetën e tij jashtë… Ajo mbajti qëndrim…