Botë e Çuditshme Gossip

Si të fitoni 200 euro në ditë pa bërë asgjë…

Freddie Beckitt është një 31-vjeçar anglez, ëndrra e të cilit është të bëhet shkrimtar i famshëm. Ndërkohë që përpiqet ta realizojë këtë ëndërr, ai punon si kamarier, por bën edhe një punë shtesë shumë të thjeshtë, qëndron në radhë për njerëzit që nuk kanë kohë të presin për të blerë bileta ose që thjesht përtojnë të mbajnë radhë.

Për këtë punë ai paguhet 24,5 euro në orë. Beckitt shpjegon për “The Sun” se klientët e tij janë nga të gjitha grupmoshat, ndërkohë që puna nuk ndalon në asnjë periudhë të vitit dhe i siguron atij rreth 200 euro në ditë.

Ai shkon në biletari, mban radhën dhe blen biletat, që më pas ua jep porositësve. 31-vjeçari, i cili është i kënaqur me këtë punë të thjeshtë që i mbush xhepat pa bërë pothuajse asgjë shprehet se:

Qëndroj në radhë edhe për pazaret e Krishtlindjes ose uljet sezonale.

Ndërkaq, ju sjellim në vëmendje rastin e Shoji Morimoto, i riu japonez që punon si një burrë i ashtuquajtur “Më merrni me qira, nuk bëj asgjë” në Japoni. Përkatësisht, sipas mediave të huaja, njerëzit e punësojnë këtë 38-vjeçar për t’u bashkuar me ta në aktivitete të tilla si ushqimi, pazari dhe shëtitja. Ai ndërkaq është shprehur se:

Nuk bëj ndonjë përpjekje të veçantë.