Celebrities Film & Tv

Sondazhi i TAR/ Cili çift mendoni se do të përballet kokë më kokë në eleminimin e radhës në “Big Brother VIP”?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Prime-n e kaluar, Nita hapi ‘Kutinë e Pandorës’ dhe iu dha mundësia që nga çiftet e krijuara nga Keisi mund të kalonte dy prej tyre në nominim dhe çifti që do të dalë si më pak i pëlqyeri do të përballet kokë më kokë në eleminimin e radhës. Zgjedhja e Nitës ishte Olta-Kiara dhe Qetsori-Kristi. Të pyetur në sondazhin e TAR se cili nga se cili nga çiftet është më i rrezikuari, shqiptarët kanë votuar: Kristi-Qetsori (85%) dhe Olta-Kiara (15%).