A Live Night Celebrities Gossip Showbiz

“Soni e vërtetë është Soni në skenë!” Rrëfimi special i Soni Malaj në “A Live Night”!

“A Live Night” vjen ditën e sotme me një tjetër episod shumë dinamik, me të ftuar këngëtaren tepër të dashur Soni Malaj. Një artiste me kuptimin e plotë të fjalës, Soni Malaj, vjen me një rrëfim shumë të veçantë, ku flet për karrierën dhe jo vetëm. Por kush është Soni e vërtetë, ajo në skenë, apo ajo jashtë saj?! Ja si përgjigjet artistja në “A Live Night”.

Soni e vërtetë është Soni në skenë. Aty jam e qeshur, dinamike. Kur fiken dritat unë jam shumë e mbyllur në vetvete. Veten e gjej në skenë, jo jashtë saj.

Kjo intervistë vjen në një periudhë shumë të veçantë për karrierën e saj, në një vit që siç e quan Soni, karriera e saj ka rinisur.

Ka mbetur e njejta dëshirë për muzikën, ndoshta akoma edhe më tepër. Ky është një vit jubilar për karrierën time, e kam thënë që në fillim të vitit 2022 që unë tani kam filluar.

Një artiste e përmasave të tilla, Soni zbulon se gjithnjë ka kënduar, dhe ky ka qenë pasioni, por edhe qëllimi i saj që në fëmijëri.

Mundohem të kujtoj kur ka qenë një moment që nuk kam kënduar, nuk e di. Kam filluar që 5 vjeçe me festivalet e fëmijëve. Ëndrra ime më e madhe ka qenë të bëhesha artiste, këngëtare. I shkova deri në fund kësaj ëndrre. E kisha të ngulitur në mendje që unë do bëhesha artiste, këngëtare, të lija një gjurmë në muzikën shqiptare. Thashë do ndjek ëndrrën time dhe pikë.