Showbiz

Sonte nis “PASO”, ja detajet e episodit të parë që do t’ju mbajnë të gozhduar pranë radios

Mbrëmja e së premtes është me fat për të gjithë fanatikët e sportit pasi në Top Albania Radio nis “PASO” nga Denis Dyrnjaja dhe Glenti Nallbani. Se për çfarë bën fjalë ky program ju tashmë e dini, por na lejoni të ndajmë me ju disa detaje rreth episodit të parë!

Fillimisht, do të prezantohet tema e mbrëmjes e cila do t’ju angazhojë edhe në rrjetet sociale pasi mendimi juaj vlen aq shumë, për këtë arsye duhet të na ndiqni në Instagram dhe Facebook. Gjithçka në “PASO” është interaktive! Do të flitet për rikthimin e kampionatit dhe gjendjen e Tiranës dhe Partizanit, një temë le të themi…mjaft delikate për futboll-dashësit shqiptarë.

Rreth diskutimeve të VAR në Europë do të kemi edhe një intervistë me Lorenc Jeminin. Sakaq, sporti është vënë në vështirësi edhe nga rregullat anti-Covid por për të folur më tepër mbi këtë çështje do të jetë me ne Arjan Peco.

Gjatë episodit të sotëm, do të mësoni mbi duelet më të forta të fundjavës për të cilat do t’ju duhet të mbani shënime në mënyrë që të mos humbisni asnjë detaj. Në “PASO” nuk do të mungojnë kuriozitetet e ndryshme sportive për të cilat me siguri shumë tifozë nuk janë në dijeni. Mos ngurroni të na ndiqni në orën 18:00!