Aktualitet

Sot pranverë tipike, njihuni me parashikimin e motit!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të thata dhe të ngrohta me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e para të mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim dhe me shpejtësi mesatare 1-5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 6-8m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
11/21
Diell

Kukës
9/20
Diell

Lezhë
11/23
Diell

Dibër
8/21
Diell

Durrës
12/25
Diell

Tiranë
14/26
Diell

Elbasan
12/27
Diell

Berat
12/24
Diell

Vlorë
13/28
Diell

Korçë
9/20
Diell

Gjirokastër
11/27
Diell

Sarandë
12/23
Diell