Aktualitet

Sot provimi i Lëndës me Zgjedhje, publikohet teza!

Në vendin tonë, sot zhvillohet provimi i fundit i Maturës Shtetërore 2023, ai i lëndës me zgjedhje. Janë 30 mijë maturantë që pritet t’i nënshtrohen testit, i caktuar të fillojë në orën 10:00 të mëngjesit, me kohëzgjatje 2 orë e 30 minuta, pra deri më 12:30. Edhe në këtë rast pati publikim të tezës.

Muaji nisi me provimin e Anglishtes më 1 qershor, për të vijuar me Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë në datën 7. Më 13 qershor ishte radha e Matematikës dhe sot, lëndët me zgjedhje.

Ministria e Arsimit dhe Sportit njoftoi se nga publikimi i rezultateve nga QSHA të maturantëve në provimin Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, ka pasur rritje të performancës.

Këtë vit, maturantët kanë shkëlqyer me rezultate të larta janë më shumë se vitin e kaluar. Kështu, sipas rezultateve kalueshmëria është 98.38% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 5.73% e maturantëve. Urimet më të mira dhe suksese të gjithëve nesër në provimin e fundit të lëndës me zgjedhje!

Edhe teza e testit të Maturës Shtetërore për Gjuhë Letërsinë, nuk i  shpëtoi publikimit në rrjetet sociale. Kjo ndodhi vetëm pak minuta pasi maturantët hynë në provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, i dyti i Maturës.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi reagoi pas publikimit të testit të Maturës Shtetërore për Gjuhë Letërsinë, vetëm pak minuta pasi maturantët hynë në provim.

Në fjalën e mbajtur gjatë një aktiviteti, Kushi garantoi se tezat nuk janë futur në provim për të favorizuar emra të përveçëm. E keqardhur nga rasti kronik, ministrja vuri në dukje se ka persona të caktuar që investohen për daljen e tezës, pasi një gjë e tillë është duke ndodhur vit për vit.

Garantojmë që nuk ka asnjë element që të dyshojmë që teza të zgjidhura jashtë kanë hyrë brenda dhe kanë favorizuar një apo dy maturantë, për këtë ne japim garanci.

Nuk na vjen mirë që del testi. Dyshimi ynë është që ka njerëz që janë të investuar posaçërisht për këtë qëllim sepse janë gjithnjë të njëjtët që nxjerrin testin dhe nuk bashkëpunojmë me ne, për të identifikuar personat që kanë shkelur rregulloren.