Dilema Sociale Politikë Sociale

Spartak Ngjela në TAR: Rama flet si gjimnazist, ndërsa Basha broçkulla…

Sot në programin “Dilema Sociale” ishte i ftuar avokati, Spartak Ngjela për të diskutuar rreth politikës dhe zgjedhjeve që po afrojnë.

Në realitetin tonë në politikë, janë djem dhe vajza që nuk i kanë kapur të 40-at me mandate deputeti, kjo është një ndër çështjet që ngjall më tepër diskutim. Ngjela mendon se votat i merr ai që ka para, pra sipas tij vota gjithmonë do të blihet.

Shqipëria është në një katastrofë të madhe sepse nuk ka zgjedhje të lira dhe këtë e dimë të gjithë. Unë kam shumë individë që më thonë: Pse të shkojmë të votojmë, kur vota jonë nuk numërohet?! Këta kanë tetë vjet që shohin të njëjtit njerëz dhe të njëjtën bisedë.

Gjatë intervistës me Eno Popin, Ngjela revoltohet, kur bëhet fjalë se cilin duhet të votojmë në këto zgjedhje, ai mendon se as Rama dhe as Basha nuk kanë nivelin e duhur për t’u zgjedhur, aq më tepër kur gjithçka është kthyer në korrupsion.

Të gjithë këta janë anti-intelektualë… Ja merre kryeminstrin e  fundit (fjala për Edi Ramën). Të flet ndonjëri nga ata?! Di se çfarë të thotë?! Identitete… ato që i thotë çdo gjimnazist… Ja edhe tjetri që kërkon të vijë në pushtet, çfarë thotë?! Broçkulla… asgjë… asnjë doktrinë, asgjë për zhvillim, nuk artikulon dot në nivel intelektual…

Ndërkohë e mbyll diskutimin duke thënë se këta nuk vlejnë…