Celebrities Live From Tirana Magazine Showbiz

Sportisti Sebastian Brahimi flet për trendin e kujdesjes ndaj vetes në Shqipëri: “Pjesa më e madhe stërviten vetëm për sezonin veror”!

I ftuar në emisionin e sotëm të “Live From Tirana” ka qenë Sebastian Brahimi. Sportisti njihet për aktivitetin e tij si trajner dhe bodybuilder, i cili është vlerësuar me shumë çmime të rëndësishme në këtë fushë. Më tej, ai ka folur për kampionatin e fitnesit zhvilluar në Kosovë, ku do të zhvillohet edhe në Shqipëri së shpejti për herë të parë.

Kosova kishte përgatitur një kampionat mjaft të bukur. Më pëlqeu se si e kishte përgatitur. Mora pjesë si trajner këtë herë, jo si sportist. Kisha dy sportistë që isha përgatitur, ku të dy morën vendin e parë. Ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe dua të them që niveli i sportistëve është rritur shumë në Kosovë e në Shqipëri.

Momentalisht, siç u përmend më lart, Sebastiani është duke u fokusuar në pjesën e të qenurit trajner dhe në lidhje me këtë eksperiencë të re, ai është shprehur:

Këtë vit, fokusimi im është të stërvis sa më shumë njerëz dhe t’i kthej ata në formë, që edhe ata të fitojnë trofe. Vitin tjetër ndoshta filloj edhe unë përgatitjen për kampionate pak më të mëdhaja se ato qëkam marrë pjesë më përpara.

Sigurisht, me një karrierë disa vjeçare, ai ka trajnuar shumë njerëz dhe kërkesat më të larta gjithmonë vijnë përpara fillimit të sezonit veror.

Çdo vit në këtë periudhë, nga marsi-prilli, fillon përgatitja për verën dhe bie pak, nga shtatori deri në dhjetor, interesi për palestrën. Është punë me periudha. Ne gjithmonë përpiqemi t’i mbajmë klientët, por pjesa më e madhe është që stërviten vetëm për verën. 

Edhe VIP-at kanë zgjedhur të bëhen pjesë e këtij trendi, ku trjaneri shprehet:

Mendoj se është rritur goxha trendi që të kujdesemi për veten, edhe për VIP-at normalisht. Ata janë ato që ne shohim më shpesh nëpër televizore, Instagram. Duhet t’i marrim shembull.