Bota

Sri Lanka/ Mbërrijnë furnizimet e para me karburant e ushqime, banorët të lodhur nga kriza!

Disa furnizime të kufizuara me karburant dhe gaz kanë rinisur në disa pjesë të Sri Lanka pas një fundjave trazirash të dhunshme anti-qeveritare për krizën e rëndë ekonomike të vendit.

Rradhë të gjata janë formuar sot në pikat e furnizimit në komunitetet e kryeqytetit Colombo, të mbushura me rezidentë të lodhur nga kriza.

Furnizimet e reja vijë si një lehtësim i shumëpritur për qytetin pas muajsh mangësisht karburanti, ushqimi dhe artikujsh të tjera bazë.

Kriza aktuale është më e keqja në vend që prej pavarësisë së tij.

Inflacioni ka shkaktuar ngritje të fortë të çmimeve dhe rezervat e valutës së huaj në vend duket se janë mbaruar, shkruan BBC, duke bërë të pamundur importin e ushqimit, karburantit dhe mjekimeve.

Në fundjavë dhjetra mijëra protestues bastisën rezidencën e presidentit Gotabaya Rajapaksa dhe e dogjën atë pas disa muaj protestash për krizën ekonomike të qeverisë së tij.

Turmat dogjën gjithashtu rezidencën e kryeministrit Ranil Wickremesinghe, por asnjë nga dy liderët nuk ndodheshin aty në kohën e sulmeve.

Sot qindra njerëz prisnin për kupona gazi për gatim pas ardhjes në vend të një dërgese me gaz të lëngshëm. Zyrtarët nuk tregonin se nga vinte anija.

Një shofer ‘tuk-tuku’ tha për BBC se kishte tre ditë në radhë për karburant, duke u zëvendësuar nga familjarët e tij për të ruajtur mjetin.

Gayan Kalanda tha se i duhej të paguante 2,500 rupi ($6.90) – rreth gjysma e fitimeve të ditës – për vetëm pesë litra karburant.

“Jemi të uritur, nuk ndjehemi të sigurtë në këtë vend”, tha ai.

Si presidenti Rajapaksa dhe kryeministri Wickremesinghe kanë thënë se janë gati të japin dorëheqjen por nuk e kanë bërë këtë.

Protestuesit thonë gjithashtu se nuk largohen nga pallati i Rajapaksa derisa ai të dorëhiqet. Vendndodhja e tij është e paqartë.