Horoskopi

Statistikat e FBI-së tregojnë se cilat shenja të Zodiakut kanë më shumë mundësi të përfshihen në një vrasje!

Ka shumë stereotipe në lidhje me tiparet e shenjave të zodiakut. “Virgjëreshat nuk falin shpejt”, “Luanët nuk shikojnë prapa” ose “Bricjapët shtypin të tjerët” dhe kështu me radhë …

Kësaj here është ndryshe. Ka statistika zyrtare në lidhje me këtë çështje. FBI kohët e fundit publikoi një raport mbi marrëdhënien midis datave të lindjes dhe shenjave të Zodiakut të vrasësve serialë të famshëm. Rezultatet janë shumë interesante!

Le të shohim se cilat shenja të zodiakut janë psikopatë të vërtetë!

1. Edhe pse Binjakët dihet se janë të paqëndrueshëm, janë shenja më pak e rrezikshme!

Binjakët kanë më pak gjasa të jenë vrasës serial. Ndoshta, atyre nuk ju intereson aq shumë sa të lëndojnë ose vrasin dikë.

Mund të zgjedhin të torturojnë viktimat me muhabetin që nuk ju mbaron kurrë. Të zgjuar, apo jo?

2. Ujori vjen i dyti në listën e të pafajshmëve!

Arsyeja që fshihet pas kësaj mund të jetë fakti se Ujorëve ju intereson drejtësia ose që egoja e tyre është e brishtë. Arsyeja është e paqartë, megjithatë ajo që është e sigurt këtu është se Ujorët nuk përdorin dhunë aq shpesh.

Ndoshta ata janë tepër të mirë në fshehjen e vrasjeve, nuk i dihet asnjëherë!

3. Ujorët ndiqen nga Luanët!

Thuhet se vrasësit e shenjës së Luanit i vrasin viktimat e tyre me qëllim që të tërheqin vëmendjen.

Ndoshta, ata duhet të zgjedhin një mënyrë më të padëmshme herën tjetër.

4. Sa mirë i njihni Peshoret?

Të drejtë, të këndshëm, të durueshëm … Epo, mendoni përsëri. Peshoret kanë tendencën të jenë vrasës serialë edhe më shumë se Luanët apo Ujorët!

Durimi ka kufijtë e tij! Ne besojmë se ata e ‘humbasin mendjen’ nga sjellja e vrazhdë të të tjerëve.

5. Virgjëresha, psikopati juaj mesatar!

Duhet të theksohet se Virgjëreshat preferojnë vjedhjen dhe mashtrimin më shumë sesa vrasjen.

6. Menduat se Peshqit janë tepër emocionalë dhe të ndjeshëm?! E gabuar!

John Wayne Gacy, i njohur si Clown Killer dhe Aileen Wuornos janë disa nga vrasësit serialë në shenjën e Peshqëve. Kjo shenjë e Zodiakut dihet se kanë një tendencë drejt varësisë, ndaj ata kryejnë vrasje të jashtëzakonshme.

Kur mendojmë se sa të ndjeshëm janë, është e çuditshme që Peshqit janë shenja e 6 -të më e rrezikshme!

7. Edhe pse ka vetëm disa vrasës serialë të Bricjapit, rekordi i më shumë vrasjeve i përket një Bricjapi. 

Bricjapët janë të njohur për respektimin e ligjit dhe të rregullave. Sidoqoftë, statistikat tregojnë se mund të ketë disa përjashtime.

Këshilla jonë: Mos e zemëroni një Bricjap!

8. Ne nuk jemi të befasuar për Dashin!

Dashët janë të njohur për mungesën e durimit. Kjo është arsyeja pse ata mbajnë pozicionin e 5 -të në listën e shenjave më të rrezikshme të zodiakut. Nëse e keni zemëruar një Dash, qëndroni larg tyre! Ata ka të ngjarë të harrojnë zemërimin e tyre me kohë.

9. Kanë një tendencë për të kryer mashtrime financiare më shumë sesa vrasje.

Demat e duan luksin dhe kënaqen shumë duke jetuar një jetë të mirë! A mund t’i fajësoni ata?

10. Përgatituni për shenjat më të rrezikshme të zodiakut! Shigjetari mban vendin e 3 -të me zemërimin e tij shkatërrues!

Vrasjet e tyre nuk janë vrasje të zakonshme! Shembujt përfshijnë: Ted Bundy, Pablo Escobar, Stalin … Të gjithë Shigjetarët!

Krime të mëdha, vrasje seriale …

11. Një psikopat zyrtar: Akrepi është shenja e dytë më e rrezikshme e Zodiakut

Dihet se shumë vrasës serialë kanë lindur në Nëntor. Thuhet se Akrepët kryejnë më shumë vrasje sadiste.

Akrepët janë të rrezikshëm, dhe ju keni të gjithë të drejtën të keni frikë prej tyre!

12. Çuditërisht, Gaforrja vjen e para si shenja më e rrezikshme e zodiakut!

Thuhet se Gaforret njihen se kryejnë vrasje për shkak të zilisë dhe xhelozisë. Ndoshta, sjellja e tyre që ndryshon shpesh e shkakton këtë zemërim.