Celebrities Fashion Live From Tirana

Stilistja Enxhi Valteri jep sugjerimet për këtë verë!

Ditën e sotme e ftuar në “Live From Tirana” nën moderimin e Albanës dhe Stenaldos ishte stilistja Enxhi Valteri. Ajo dha ide shumë frymëzuese lidhur me atë që Enxhi njeh mjaft mirë, stilin, modën dhe të bukurën.

Enxhi u ndal te një karakteristikë e kësaj vere, që është pikërisht kombinimi i ngjyrave të forta. Për shembull, ju mund të vishni jeshilen që është kaq shumë në modë këtë vit, të kombinuar me blunë apo portokallinë. Enxhi sugjeron të guxoni dhe mos të keni aspak frikë nga miksimi i dy ngjyrave të forta.

Një tjetër sugjerim që dha ajo, ishte veç kontrasteve të forta, kombinimi i këtyre ngjyrave dominuese me disa të tjera neutrale. Për shembull kombinimi i jeshiles me ngjyrën e bardhë do të ishte diçka që do të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve me siguri.

Jo vetëm për veshjen, por Enxhi gjithashtu dha ide lidhur me stilimin e flokëve dhe makeup. Ajo sugjeroi gjëra sa më natyrale dhe nxiti vajzat mos të vendosin shumë deri në aspak makeup gjatë verës.

Pavarësisht çdo sugjerimi, Enxhi i vuri theksin guximit dhe origjinales. Gjithashtu ajo nxiti njerëzit të kenë energji të mirë, pasi asnjë veshje nuk ju bën të dukeni bukur nëse nuk keni energji të mirë dhe pozitivitet.