Bota

Stoltenberg: Putini dëshiron të përdorë dimrin si armë!

“Vladimir Putin dëshiron të përdorë dimrin si armë dhe ne duhet të përgatitemi për sulme të reja, prandaj i dhamë Ukrainës sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore”. Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në Bukuresht, në prag të takimit të jashtëm.

Duke folur në Bukuresht në prag të takimit të ministrave të jashtëm të Aleancës Atlantike, i cili do të trajtojë kryesisht situatën në Ukrainë.

“Këto janë sulme që synojnë të godasin infrastrukturën dhe kërkojnë të shkatërrojnë sistemet e shpërndarjes së energjisë elektrike dhe gazit, shërbimet për qytetarët ukrainas. Putini po përdor dimrin si armë kundër Ukrainës, është e tmerrshme,” komentoi ai.

Deri më tani, Bashkimi Evropian ka ndarë më shumë se tre miliardë euro për të kompensuar shtetet që kanë ndihmuar Ukrainën, nëntëdhjetë për qind e të cilave tashmë janë ndarë. Në total, vendet e NATO-s kanë dhënë ndihma prej 40 miliardë dollarësh, që është pothuajse aq sa vetëm Franca ndan çdo vit për mbrojtjen.

Vendet më të vogla pothuajse e kanë shteruar buxhetin e tyre. Më të mëdhatë mbeten, e ndër to përmendet edhe Italia, së bashku me Francën, Gjermaninë dhe Holandën. Në të njëjtën kohë, aleatët perëndimorë nuk do të jenë në gjendje t’u përgjigjen të gjitha kërkesave të Kievit. Problemi më i madh tani është furnizimi me predha artilerie dhe kjo është një betejë e vështirë