Celebrities Gossip Showbiz

Stresi humb njeriun e dashur dhe na përlot me dedikimin për të!

Stresi është një nga reperat që shumë shpesh e shohim në qendër të portaleve herë prej problemeve të shumta me policinë e herë me postimet e tij provokuese në rrjete sociale. Këtë herë është ndryshe, pasi miku i tij i ngushtë, vetëm 22 vjeç u nda nga jeta pasi humbi betejën me sëmundjen e rëndë.

Reperi publikoi dy Instastory në homazh të të njderit dhe mbishkrimi ishte ai që na bëri të përlotemi.

Shpirti i vëllait s’di ça të them tjetër përveçse lamtumirë o engjëllKur një njeri që e kam dashur dhe ndërron jetë mua më prishet gjithë dita dhe përmbyset gjithçka për momentin. Nuk flas kot e bërtas duajeni more nënën, babain, vëllain, motrën dhe njerëzit e afërt që dhanë prova për ju. Një jetë kemi dhe vetëm pasi vdes dikush i japim poezi e themi ishte njeri i mirë, jo s’jam dakord aspak duaje sa është gjallë që të mos pendohesh kur të vdes.

Së fundmi, Stresi ka sqaruar një herë e mirë marrëdhënien me ish- partneren e tij Kejsi, për të cilën tregoi se nuk do të gjejë më kurrë një vajzë si ajo. I pyetur në një ‘Ask’ nga ndjekësit e tij se si është Keisi, ai është përgjigjur paksa i irrituar nga kjo pyetje që duket se i është bërë shumë shpesh.

Po ua shpjegoj një herë e mirë të gjithëve ju që me zor e prisni këtë lajm dhe do ju bëhet qejfi se kështu jeni ju. Vajzë më të mirë dhe familje më të mirë se ajo, sot e 1000 vjet unë s’do gjej më, por jeta kështu është nuk mbaron këtu, vazhdon, kështu që boll më me këto pyetje. Jo s’jemi më bashkë.