Bota

Studimi: Koronavirusi ka pësuar mutacione!

Koronavirusi po pëson mutacion teksa përhapet në mbarë botën. Në këtë përfundim del një studim i kryer  nga Instituti i Gjenetikës në Universitetin e Londrës. Megjithatë këto mutacione nuk e bëjnë atë që të përhapet më shpejt.

Lajmi i keq është se këto mutacione, mund t’i bëjnë vaksinat më pak efektive pasi ato duhet të përshtaten sërish me mutacionet e reja. Doktoresha Lucy van Dorp nga Instituti i Gjenetikës në Universitetin e Londrës tha: “Fatmirësisht ne gjetëm se asnjë prej këtyre mutacioneve nuk e bën virusin të përhapet më shpejt por duhet të jemi vigjilentë dhe të monitorojmë të gjitha mutacionet e reja, teksa vaksina po bëhet gati të dalë”.

Sipas doktoreshës kur viruset i pësojnë këto mutacione, atëherë edhe vaksinat duhet të përshtaten, për t’u siguruar se do të godasin objektivin e duhur. “Ne jemi të bindur që do t’i identifikojm menjëherë këto mutacione dhe do ta përditësojmë vaksinën”-theksoi ajo.