Lajmet e fundit Sport

Superiorja/Vllaznia mposht Skënderbeun, Kastrioti rikthehet tek fitorja!

Vllaznia ka marrë fitoren e dytë radhazi dhe të pestën në katër javët e fundit të Abissnet Superiore pasi në Loro Boriçi ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Skënderbeun. Golat në këtë ndeshje, të vlefshme për javën e 13-të të kampionatit, u realizuan nga Hoxhaj dhe Aralica.

Një humbje që nuk ndryshon pozitat e skuadrës korçare në fundin e tabelës, në kuotë të barabartë pikësh me Egnatian e vendit të parafundit.

Ndërkohë ndeshja tjetër e ditës së dielës mes Kastriotit dhe Egnatias është mbyllur me rezultatin 1-0. Golin e vetëm të sfidës e realizoi Ajazi, ndërsa kjo ishte fitorja e parë e krutanëve në tetë ndeshjet e fundit. 3 pikët në këtë 90 minutësh u vlerësuan për mbijetesë.