Sport

“Superliga Evropiane”, UEFA hap prapa për pezullimin e klubeve!

UEFA bën një hap prapa për të sanksionuar klubet pjesëmarrëse të “Superligës”, Juventus, Real Madrid dhe Barcelona.

Komisioni i Ankesave i UEFA-s ka vendosur të pezullojë procedurat deri në një njoftim të mëtejshëm, thuhet në një komunikatë zyrtare nga organi i udhëhequr nga Aleksandër Ceferin.

UEFA kishte hapur procedurat disiplinore në 25 maj, duke kërcënuar të sanksiononte tre klubet për një shkelje të mundshme të kornizës ligjore të organit drejtues europian të futbollit, ndërsa 9 klubet e tjerë të “Superligës” u shpëtuan këtyre sanksioneve.