Celebrities Gossip Showbiz

Tani e dokumetuar, Aire apo Wolf si do të quhet djali i vogël i Kylie Jenner?!

Emri i djalit të Kylie Jenner dhe Travis Scott më në fund është ndryshuar ligjërisht nga Wolf Jacques Berman Webster II. E famshmja 25-vjeçare solli nbë jetë fëmijën e saj të dytë me reperin amerikan në shkurt të vitit të kaluar dhe fillimisht i vuri emrin e lartpërmendur të mrekullueshëm dhe paksa të çuditshëm.

“E! News” raportojnë se, sipas dokumenteve të reja, që nga 22 qershori, vogëlushit iu dha ligjërisht emri Aire. Vitin e kaluar, përmes një InstaStory në Instagram, Kyllie u shpreh se ajo dhe Travis nuk mendonin se emri Wolf i përshtatej personalitetit të djalit të tyre.

Në janar të këtij viti, Kylie raportoi se foshnja e saj u quajt Aire, që do të thotë Luani i Zotit, sipas Daily Mail. Fëmija më i vogël ka lindur më 2 shkurt 2022. ‘People’ raportuan pesë muaj më parë se Jenner dhe Scott nuk ishin më çift.

Emri i vërtetë i Travis Scott është Jacques Berman Webster II, i cili fillimisht ishte edhe emri i djalit të vogël. Gjatë një episodi të “The Kardashians” të transmetuar në shtator të vitit të kaluar, më e reja Kardashian-Jenner tregoi se si erdhën në përfundimin me emrin Wolf. Jenner tregoi:

Ne nuk kishim një emër, thjesht mendova se do të na vinte kur ta shihnim dhe nuk funksionoi. 24 orë para se të duhej të firmosnim certifikatën e lindjes, përndryshe thjesht e regjistrojnë pa emër dhe ai nuk merr një numër të sigurimeve shoqërore… Kështu që ndjeva presionin për të zgjedhur një emër, dhe më pas Khloe tha, një ditë para se të nënshkruajmë, “Po Wolf?” Më pëlqen WW, kështu që ne thjesht vendosëm Wolf Webster në atë moment. Menjëherë pasi nënshkrova certifikatën e lindjes, thashë: “Çfarë bëra?” Është një pjesë e historisë së tij, por emri i tij ka ndryshuar tani.