Celebrities Film & Tv Showbiz

Tashmë zyrtare, ja se cilët do të jenë protagonistët e filmit “Barbie”!

Midis “The Lego Movie” dhe “Transformers”, është çmenduri të mendosh që nuk kemi ende një film artistik për lodrën më të famshme në botë: Barbie-n. Sigurisht, ka një sërë filmash dhe seriale të animuar, por askush nuk e ka shfrytëzuar ende potencialin për të sjellë në jetë Barbie…nëse nuk llogaritet filmi “Life-Size”. Por më në fund duket se një film “Barbie” do të dalë shumë shpejt në treg. Ja gjithçka që dimë deri tani rreth kësaj.

Greta Gerwig do të jetë regjisorja.

Gerwig dhe partneri i saj, Noah Baumbach, kanë qenë të lidhur me projektin si bashkë-skenarist që nga viti 2019, por “Variety” konfirmoi në muajin korrik të këtij viti se Gerwig do të jetë gjithashtu dhe regjisore.

Margot Robbie luan rolin e Barbie.

Margot tha për “British Vogue” në qershor se:

Roli vjen me shumë gjëra të tjera nga pas. Është një lidhje shumë nostalgjike. Por me këtë vijnë shumë mënyra për ta sulmuar atë. Njerëzit në përgjithësi dëgjojnë ‘Barbie’ dhe mendojnë: “Unë e di se çfarë do të jetë ai film dhe më pas ata dëgjojnë se Greta Gerwig është duke e shkruar dhe drejtuar atë dhe pastaj i kthejnë mprapsht fjalët.

Ryan Gosling do të luajë Kenin.

Lajmi u bë i ditur vetëm para pak ditësh. “Sony” është përpjekur të realizojë një film “Barbie” që nga viti 2014. Fillimisht ishte Jenny Bicks e “Sex and the City” që shkruante një skenar, më pas hyri Diablo Cody dhe Amy Schumer mori rolin kryesor. Më pas ajo u largua dhe roli i shkoi Anne Hathaway. Më pas Cody u largua nga projekti dhe ata në thelb e hodhën poshtë të gjithë punën dhe nisën nga fillimi në “Warner Bros”, me shkrimin e Olivia Milch nga “Ocean’s 8”. Tani, natyrisht, Gerwig dhe Baumbach janë në krye të punës dhe është e paqartë se me sa nga versionet e mëparshme do të punojnë.

Xhirimet fillojnë së shpejti.

Gerwig dhe Baumbach aktualisht janë duke punuar në “White Noise” për Netflix, por ky është projekti i tyre i radhës sapo të përfundojë. Filmi “Barbie” do të nisë prodhimin në fillim të vitit 2022 në “Studios Leavesden” të “Warner Bros” në Londër, duke synuar të dalë në kinema në vitin 2023, sipas “Variety”.