Showbiz

Tayna gati për tregun ndërkombëtar?!

Reperja e famshme nga Kosova në një kohë shumë të shkurtër u shndërrua në një ndër artistet më të dashura për publikun shqiptar.

Gjatë gjithë sezonit veror edhe pse vetëm me dy projekte muzikore, “Columbiana” dhe “Shqipe”, Tayna arriti të ishte mëse e angazhuar në koncerte ndërkohë që së fundmi prurja e saj më e re “Doruntina” është në krye të klasifikimit të 100 këngëve moderne shqiptare si më e votuara momentalisht.

Pas “Fake” dhe “Doruntina” duket se Tayna do të katapultojë në tregun ndërkombëtar dhe këtë na e ka bërë të ditur menaxheri i saj. Nëpërmjet një fotoje të postuar në historinë e Instagram-it të tij, Rinor Hykolli na ka lënë të nënkuptojmë se Tayna mund të jetë në prag të firmosjes së kontratës me shtëpinë diskografike “Sony Ultra Music”.

Pjesë e saj gjithashtu është edhe Era Istrefi e cila tashmë është një artiste ndërkombëtare mjaft e suksesshme. Mos ndoshta është radha e Taynas të bëhet një e tillë?!