Celebrities Gossip Showbiz

“Të dobëtit hakmerren…” Kujt i drejtohet Fjolla Morina me ‘thumbin’ më të fundit?

Kohët e fundit këngëtarja e njohur, Fjolla Morina ka qenë në qendër të mediave rozë e shumë komentuar për lidhjen e saj me biznesmenin Fisnik Syla. Një lidhje kjo që u kurorëzua në martesë por që për pak kohë përfundoi gjithçka.

Edhe pse prej kohësh të ndarë, ‘thumbat’ në rrjete sociale mes tyre vazhduan për një kohë të gjatë. Nuk dihet nëse më i fundit ka të bëjë me ish-partnerin e saj, për dikë tjetër në veçanti apo për fenomenin në përgjithësi, teksa bukuroshja ka postuar këtë shprehje:

Të dobëtit hakmerren, të fortët falin, të zgjuarit shpërfillin.

Para disa ditësh, Fjolla ka postuar disa foto ku zbuloi një dhuratë të veçantë që ka marrë nga dikush special për të. Teksa ka treguar një buqetë të madhe me trëndafila të kuq në formë zemre dhe shkronjën F në to, krahas ka zbuluar dhe letrën me fjalët romantike dedikuar saj.

Këngëtarja prej disa kohësh është shkëputur nga muzika, por kohëve të fundit na kishte paralajmëruar se do të rikthehej. E ashtu siç premtoi, Fjolla publikoi projektin e saj më të ri në bashkëpunim me reperin Nushi. ‘Suppa Duppa’ me një videoklip shumë të nxehtë.