Art & Kulturë

Të gjithë të stacionuar në sheshin “Skënderbej” për të ndjekur “Spring Festival”!

Ka nisur dhe do të na shoqërojë deri në 15 maj “Spring Festival”, një festival që ofron një larmi aktivitetesh dhe padyshim të gjithë e gjejnë veten. Artistët më të mirë kanë dhuruar emocione për publikun, por nuk kanë munguar as performancat e baletit, kapësirat rekreative, risitë e teknologjisë, filma në natyrë, shfaqje teatrale, punime në qeramikë, piktura, orendi dekorative dhe një zonë e dedikuar për fëmijët.

Nuk mundojnë as pijet e ndryshme, “Street Food” dhe ushqime për të gjitha preferencat. Të gjitha këto dhe shumë më tepër i gjeni në sheshin “Skënderbej”, në vendin që është shndërruar në një destinacion të preferuar për shumë qytetarë, ҫdo mbrëmje. Disa nga artistët që kanë ndezur sheshin kanë qënë: Dren Abazi, Brios Band, Mentor Haziri, Anxhela Peristeri, Lindi dhe Venera… si edhe shumë të tjerë do t’i gjeni aty në netët në vazhdim. E ftuar në “Wake Up” për të na folur më shumë mbi festivalin ka qenë koordinatorja e “Spring Festival”, Uarda Koçi.

Uarda, shumë aktivitete, muzikë e mirë dhe argëtim për të gjithë ata që ju janë bashkuar në sheshin “Skënderbej”. Si kanë qenë këto netë kaq intensive?

Pas dy vitesh i jemi rikthyer aktiviteteve me energji të madhe. Kemi ende netë dhe ditë të festivalit. Është multifunksional. Ka aktivitete për të bërë nga fëmijët deri tek të rriturit. Përfshirë këtu pazarin e artizanateve, biseda për shkencën ku marrin pjesë fëmijët. Mund të gjesh çdo gjë në sheshin “Skënderbej”. Në një nga zonatr e mëdha kemi bërë një rrethim ku janë vendosur banner që pikturohen me graffiti.

Si ka qenë pjesëmarrja dhe interesi i publikut për ta ndjekur në shesh festivalin, ka patur më shumë të rinj apo ka patur nga të gjitha moshat për faktin se aktivitetet janë gjithëpërfshirëse?

“Spring Festival” nuk ka një target të caktuar. Muzika është një pjesë e rëndësishme e netëve, por edhe sporti.

Gjithashtu në festival nuk kanë munguar as ushqimet dhe pijet, apo jo?

Ushqimi dhe pijet janë pjesë shoqëruese. Aty ka aktivitete për të kaluar me orë të tëra, kështu që aty gjen çdo gjë. Gjithçka ndodh aty është në kosto minimale. Është njësoj sikur të pish një kafe në lokal.

“Garage Sale”, është një kënd që na ka bërë shumë përshtypje pasi çdokush mund të sjellë sendet dhe objektet të cilat nuk i përdor më dhe t’i rijetësojë duke ia shitur dikujt që ka nevojë për to.

Po, këtë herë i kemi bashkangjitur Spring Festival “Garage Sale” çdo fundjavë. I ftojmë të gjithë fëmijët që të shesin lodrat e tyre të vjetra. Edhe kostoja është minimale se fëmijët fitojnë pak para për veten e tyre.

Çfarë të presim nga “Spring Festival” në vazhdim?

Mund të zgjidhni një nga artistët tuaj të preferuar dhe të zgjidhni ditët që doni të vini. Jemi duke punuar shumë që Spring Festival të shtrihet në vende të ndryshme edicionin e ardhshëm.