Celebrities Gossip Showbiz

Teksa tregon dhuratën e çmuar që i ka bërë vetes, Dafina Zeqiri ka një mesazh për të gjithë ju që po punoni fort!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta.

E si një artiste që ka punuar shumë prej vitesh për të arritur suksesin që ka, teksa tregon se i ka dhuruar vetes së saj disa bizhuteri prej floriri, krahas ka një mesazh për të gjithë ata që kanë punuar fort’i japin shpirtin’ punës.

Vlerësoje pak veten ke punuar fort…

Dafina Zeqiri ka realizuar së fundmi një intervistë ndryshe me gazetarin Berat Buzhala. Këtë periudhë këngëtarja është përfolur shumë për jetën e saj personale, ndarjen nga Dj Geek. Në këtë intervistë ajo u shpreh se sipas saj ajo prandaj lidhet dhe krijon diçka që të ketë një copëz private nga e gjithë jeta e saj e ekspozuar. Madje Dafina shtoi se në ditët e sotme është bërë shumë e vështirë të njohësh dikë, pasi fjalët përhapen shpejt.

Në industrinë e muzikës si grua nuk ke kohë të dalësh në takim me dikë apo të njohësh dikë. Jo se nuk ke dëshirë, por ose ai që po del shkon dhe iu thotë të gjithëve ose ta ngjisin njerëzit. Ndërkohë unë akoma nuk arrita ta njoh. Kjo e bën shumë të vështirë ta kuptoj nëse ai person po del sepse më pëlqen apo se jam Dafina.