Showbiz

Telashe në parajsë, Justin Bieber drejt divorcit?!

Ditët e fundit aludohet se Justin Bieber dhe Hailey Baldwin Bieber janë drejt divorcit.

Burime pranë tyre janë shprehur se marrëdhënia martesore e dyshes nuk po shkon edhe aq mirë për shkak të problemeve të këngëtarit me ankthin dhe depresionin.

Kohët e fundit Justin ka qenë nën terapi intensive ndërkohë që Hailey është përpjekur t’i qëndrojë pranë por edhe për të është shumë e thjeshtë.

Pak orë më parë ata janë fotografuar duke debatuar ashpër me njëri-tjetrin në rrugët e Los Angeles dhe situata nuk dukej aspak e qetë.

Miqtë e tyre kanë rrëfyer se mundësia për një divorc në të ardhmen nuk përjashtohet.