Bota

Tërmeti i fuqishëm në Haiti, të paktën 304 viktima!

Ka shkuar në mbi 300, të paktën 304, bilanci i viktimave të tërmetit me magnitudë 7.2 Rihter që dje goditi Haitin, 12 kilometra në veri-lindje të Saint-Louis du Sud.

Por nuk përjashtohet mundësia që në të vërtetë, të vdekurit të jenë me mijëra. Lëkundja që u pasua nga një tjetër me magnitudë 5.2, e kishte epiqendrën në thellësinë 10 km, 8 kilometra në veri të Petit Trou de Nippes.

Të shumta janë shtëpitë që u rrëzuan bashkë me kisha e të tjera ndërtesa historike. Tërmeti u ndje në të gjithë Haitin, dje në 08:30 minuta me orën lokale dhe 13:30 me tonën.

https://twitter.com/kapulet/status/1426535429998850048?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1426535429998850048%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.tgcom24.mediaset.it%2Fmondo%2Fforte-scoss

Presidenti Joe Biden autorizoi ndihmën urgjente të Shteteve të Bashkuara. Siç bën të ditur Shtëpia e Bardhë, Biden autorizoi administratoren e USAID-it, Samantha Power si drejtuese të lartë amerikane, për të ko’ordinuar dërgimin e ndihmave.

Duke u kthyer pas në kohë, më 12 janar 2010, një tërmet me magnitudë 7, shkatërroi kryeqytetin e disa qytete në Haiti. Mbi 200 mijë vetë gjetën vdekjen e më shumë se 300 mijë u plagosën. 1.5 milion persona humbën shtëpitë.