Lifestyle

Thashethemet ndikojnë pozitivisht në jetën tuaj sociale pikërisht për këtë arsye!

Zakonisht thashethemet i konsiderojmë negative sepse personat që i bëjnë ato janë xhelozë. Por në të vërtetë duket se thashethemet nuk janë aq negative, dukeqenë se ndikojnë pozitivisht në jetën sociale pikërisht për arsyet e mëposhtme.

Thashethemet nuk kanë pse të jenë negative

Nuk do të thotë që të flasësh për dikë pas krahëve të tij, është domosdoshmërisht negative. Studimet tregojnë se 14% e diskutimeve të përditshme lidhen me thashetheme rreth njerëzve të tjerë. Ato shpeshherë mund të jenë neutrale me qëndrim asnjëanës, e disa herë mund të jenë edhe pozitive.

Thashethemet mund të sjellin përfitime

Studimet tregojnë se thashehthemet mund të sjellin përfitime gjithashtu. Ato mund t’ju ndihmojnë të nisni biseda me të tjerët, të ndikoheni apo të ndikoni pozitivisht të ata. Thashethemet lidhet me ndërveprimin me njerëz, nisjen e miqësive të reja dhe nxitjen e diskutimeve me energji dhe humor.

Studiuesit shpikën një lojë në lidhje me thashethemet

Studiuesit vendosën të zbulojnë më tepër se pse njerëzit i pëlqejnë kaq shumë thashethemet, ndaj dhe krijuan një lojë për këtë gjë. Në të, pjesëmarrësit luanin 10 raunde së bashku në grupe me 6 persona. Në secilin raund merrnin 100 pikë. Thelbi i lojës ishte ndërveprimi. Nga kjo, studiuesit dolën në përfundim se nëse thashethemet nuk janë me dashakeqësi, ato nxisin miqësinë dhe marrëdhëniet mes njerëzve.