#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Aulona Musta flet për humbjen e vendit të parë dhe fitoren e Soni Malaj në “DWTS”

Aulona Musta u bë gjithashtu pjesë e këtij episodi të #thuajemepepsi ku ashtu si Blendi zbuloi se është pro lidhjeve në rrjetet sociale aq më tepër nëse ato përfundojnë në martesë.

Ndryshe nga i ftuari i parë ajo theksoi se në Shqipëri këto njohje apo lidhje paragjykohen shumë dhe shpeshherë për shkak të këtij paragjykimi përfundojnë pa arrirë askund.

Kjo duket si diçka e padrejtë dhe meqë ra fjala për padrejtësi, në Shqipëri të tilla si këto ka shumë. Gazetarja e famshme gjithashtu na zbuloi detaje nga spektakli i kërcimit ku ishte pjesëmarrëse madje, ishte pretendente për fitore. Edhe pse kupa i shkoi këngëtares Soni Malaj një pjesë e madhe e publikut mbetën të zhgënjyer pasi mendonin se fitorja i takonte Aulonës.

“Kështu thanë shumë njerëz, por ndodhi ajo që pritej që në spektaklet shqiptare ka një ndryshim në momentin e fundit. Në konkurse të tilla diskutohen një apo dy emra që mendohen që në fillim si pretendente. Fillimisht ishte Soni pasi ajo gjithmonë është marrë me kërcim më pas isha unë por ja që fitoi ajo e para” ,-u shpreh Aulona Musta për #thuajemepepsi.