#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, dikur Dj Luli sot Dj Dalool!

Këtë episod të #thuajemepepsi të ftuar ishin dy djemtë simpatikë nga Kosova Dj Dalool dhe Ardian Bujupi të cilët tashmë janë të pandashëm nga njëri-tjetri.

Ata kanë folur gjatë mbi shoqërinë e tyre, për projektet muzikore ku kanë bashkëpunuar por edhe mbi prurjet e reja si kënga “Të Du Krejt” e cila është publikuar vetëm pak javë më parë dhe është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List”.

Dj Dalool i cili vetëm pak ditë më parë ka festuar 21-vjetorin e karrierës së tij si Dj, është kthyer pas në kohë në peridhën e luftës së Kosovës për të kujtuar fillimet e karrierës së tij kur luante muzikë në disa klube të vogla dhe quhej thjeshtë Dj Luli. Ai ka shpjeguar për dëgjuesit e emisionit kuptimin e emrit të tij artistik dhe pse e ndërroi atë në Dj Dalool.

Ka qenë viti 1996 kur Dalool luante muzikë underground në disa klube në Australi dhe për tu dukur më ‘cool’ ndërroi emrin në Dj Dalool. Ky ndryshim ndodhi falë një kënge shumë të famshme për kohën e quajtur “Meet Her at the Love Parade”, e krijuar nga Dj i famshëm gjerman DJ Da Hool emri i të cilit tashmë rimon me DJ Dalool.