#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Egla Harxhi bëhet nënë, shpjegon kuptimin e emrit Luxifer”

Nëpërmjet një lidhjeje telefonike Egla Harxhi, u bë pjesë e episodit të 16-të të #thuajemepepsi ku ka treguar për ardhjen në jetë të vogëlushit të saj Luxifer.

Teksa emri i djalit të saj prej javësh është përfolur në media si një emër i veçantë dhe i pazakontë, një pjesë e mirë kanë ngatërruar kuptimin e tij duke e krahasuar me Luçifer-in, emrin e djallit.

Për të gjithë dëgjuesit e programit ajo ka treguar se ky krahasim është thjeshtë një ngatërresë si pasojë e mosinformimit të publikut. Ajo është shprehur se emri Luxifer (lyksifer) nuk është një emër francez por latin. Nga latinishtja ‘lux’ do të thotë dritë ndërsa ‘fer’ mbajtës, pra mbajtësi i dritës.

Gjithashtu ajo na ka treguar se procesi i saj i lindjes pati vështirësi të shumta dhe për këtë fakt zgjati rreth 4 ditë. Egla ka shtuar se 3 ditët e para, Francën e goditi një stuhi e fortë ndërsa në ditën e 4-t kur lindi Luxifer, dolën rrezet e para të diellit. Këtë gjë ajo e ka konsideruar si një ogur të mirë për foshnjen e porsalindur.

Kujtojmë se ‘Miss Shqipëria 2007’ është në një lidhje poligame me Jarl Alexandre Ale de Basseville dhe një partnere të tretë femër.