#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Kamela Islamaj zbulon dhuratën e veçantë të partnerit për ditëlindje

#thuajemepepsi e nisi fundjavën me shumë energji. Ledion Liço bashkëprezantoi episodin e sotëm së bashku me Kelvi Kadillin i cili na foli rreth projektit të tij muzikor “Vajzat e Fshatit”.

Gjithashtu, Kamela Islamaj e cila feston ditëlindjen, i’u bashkua djemve në një lidhje telefonike. Këngëtarja tregoi për hapjen e audicioneve të “The Voice Kids 3” si edhe zbuloi dhuratën e veçantë që i bëri i dashuri për ditëlindje.

Ajo rrëfeu se shumë shpejt do të bëjë një tatuazh të ri që ka kuptim shumë të veçantë për të. Edhe pse nuk zbuloi detaje rreth këtij tatuazhi, ai është shumë special pasi është i dizenjuar nga partneri i saj posaçërisht për Kamelën.

Islamaj theksoi se kjo është një ndër dhuratat më të bukura që ka marrë dhe pse jo është një ide shumë e mirë për të gjithë ata që duan t’i dhurojnë diçka partnerit për ditëlindje e jo vetëm.