Celebrities Gossip Showbiz

“Ti s’je për beef shko porosit gjellë?!” Kujt ja dedikon këto fjalë Sara Hoxha?

Sara Hoxha u njoh fillimisht në publik si partnerja e reperit shumë të njohur dhe të pëlqyer Ledri Vula. Mirëpo, bukuroshja arriti të fitojë zemrat e ndjekësve menjëherë sapo u bë një figurë politike. Duke ja nisur me thjeshtësinë e saj dhe postimet ‘funny’ në rrjete sociale, Sara ka arritur të fitojë mbi 350 mijë ndjekës në Instagram.

Pak orë më parë, Sara ka publikuar një Instastory ku teksa ka shfaqur një ‘selfie’ të sajën ajo ka shkruar:

Ti s’je për beef shko porosit gjellë?!

Në fillim mund t’ju bëjnë pak përshtypje fjalët e Sarës, megjithatë asgjë për të dyshuar. Bukuroshja ka shkruar një pjesë nga teksti i këngës më të re nga Ledri në bashkëpunim me Gjikon dhe Lumi B, dy miq të tij shumë të mirë dhe repera shumë të suksesshëm. “Ça bone?” është projekti muzikor më i ri i partnerit të saj, që Sara ka reklamuar duke i vendosur giithashtu dhe link-un e këngës.

Sara së fundmi ka vendosur që famën e saj përveçse me reklama, ta shfrytëzojë edhe duke i hyrë botës së biznesit. Së fundmi, ka treguar se do bashkëpunojë me një blogere mjaft të njohur në Shqipëri dhe bëhet fjalë pikërisht për Sara Karaj e cila ka linjën e saj kozmetike.

Sara Hoxha ka zbuluar me anë të Instastory-ve disa detaje më tepër rreth këtij bashkëpunimi dhe nisme të re biznesi.

Kemi filluar punën që në maj në fakt për një gjë shumë të ngrohtë dhe që për mua është “must have”. Do të zbuloni më shumë në muajt në vazhdim por finalja është në muajin tim të preferuar.

Kujtojmë se, para pak ditësh Sara u përball me një mesazh ofendues nga një ndjekëse. Bukuroshja realizoi një ‘Ask’ me ndjekësit e saj dhe në mesazhet e shumta, një prej tyre mbarte një mllef shumë të madh. “Femër e urryer”, komentoi dikush, por si ju përgjigj Sara?

O jeta po ça faji kam unë e shkreta