Celebrities Gossip

Tifozja Kate! Dukesha e Cambridge shfaqet duke bërë tifo për Anglinë në stadium

Dukesha e Cambridge dukej tepër elegante këtë pasdite, teksa ishte duke bërë tifo në ndeshjen Angli- Gjermani. Kate ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Prince William dhe djali i tyre më i madh Prince George.

Kate dhe Duka i Cambridge, të dy 39 vjeçarë, janë prindër gjithashtu të Princeshës Charlotte, gjashtë vjeçare dhe Princit Louis, 3 vjeçar ndoqën ndeshjen bashkë me djalin e tyre shtatë vjeçar në Wembley. Dukesha shfaqi suportin e saj duke veshur ngjyrat e Anglisë, teksa shfaqej veshur me një xhaketë të kuqe dhe poshtë një bluze në ngjyrë të bardhë.

Familja u pa duke biseduar me futbollistin David Beckham, teksa prisnin që ndeshja të fillonte dhe sensacioni Ed Sheeran u fotografua mes tyre.

George, i cili është një fans i futbollit, njësoj si babai i tij, ishte i vetmi nga tre fëmijët e Cambridge që ndoqi ndeshjen. Princi i vogël i habiti të gjithë teksa u pa duke mërmëritur nën zë, teksa gjithë stadiumi po këndonte God Save the Queen. Ai këndonte himnin kombëtar ndërsa qëndronte mes prindërve të tij.