Sport

‘Topi i Artë’/ Ndryshojnë rregullat e votimit, Benzema favorit!

Me gjithë polemikat dhe kritikat që gjeneron, Topi i Artë mbetet çmimi individual më i rëndësishëm në futbollin botëror dhe gara për të fituar për vitin 2022 praktikisht ka përfunduar.

“France Football” njoftoi në mars se rregullat për votimin e Topit të Artë kanë ndryshuar. Më kryesorja është që çmimi do të bazohet në performancat gjatë një sezoni të vetëm, në vend të një viti kalendarik.

Kjo do të thotë se paraqitjet në Kupën e Botës 2022, e cila do të nisë në nëntor, nuk do të merren parasysh këtë vit. Performancat në këtë event madhor do të gjykohen kur të fillojë votimi për Topin e Artë të vitit 2023.

Rëndësia që u jepet trofeve është zvogëluar gjithashtu, që do të thotë se çmimi duhet të pasqyrojë futbollistët më të mirë nga çdo sezon, në vend të atyre që ngrenë më shumë trofe.

Nëse u referohesh statistikave personale të çdo futbollisti, por edhe trofeve të fituar, vështirë të ketë një votues që nuk përzgjedh si më të mirin Karim Benzema.

Lista me 20 konkurrentët me statistikat më të mira:

20 -Rafael Leao (AC Milan)
2021-22: 14 gola, 14 asistime. Fitoi: Serie A.

19 -Riyad Mahrez (Manchester City)
2021-22: 29 gola, 12 asistime. Fitoi: Premier League.

18-Rodri (Manchester City)
2021-22: shtatë gola, dy asistime. Fitoi: Premier League.

17-Son Heung-min (Tottenham)
2021-22: 28 gola, 10 asistime.

16-Virgil van Dijk (Liverpool)
2021-22: katër gola, dy asistime, 32 ndeshje pa pësuar. Fitoi: FA Cup & Carabao Cup.

15-Thiago Alcantara (Liverpool)
2021-22: Dy gola, pesë asistime. Fitoi: FA Cup & Carabao Cup.

14-Luis Diaz (Liverpool)
2021-22: 23 gola, 10 asistime. Fitoi: FA Cup & Carabao Cup.

13-Christopher Nkunku (RB Leipzig)
2021-22: 35 gola, 20 asistime. Fitoi: DFB-Pokal. Lojtari më i mirë i Bundesligës.

12-Bernardo Silva (Manchester City)
2021-22: 13 gola, 10 asistime. Fitoi: Premier League.

11-Trent Alexander-Arnold (Liverpool)
2021-22: Dy gola, 22 asistime. Fitoi: FA Cup & Carabao Cup.

10-Phil Foden (Manchester City)
2021-22: 14 gola, 15 asistime. Fitoi: Premier League.

9-Thibaut Courtois (Real Madrid)
2021-22: 23 ndeshja pa pësuar gol. Fitoi: Champions League, La Liga & Superkupën e Spanjës.

8-Kevin De Bruyne (Manchester City)
2021-22: 20 gola, 18 asistime. Fitoi: Premier League.

7-Luka Modric (Real Madrid)
2021-22: Gjashtë gola, 14 asistime. Fitoi: Champions League, La Liga & Superkupën e Spanjës.

6-Vinicius Junior (Real Madrid)
2021-22: 22 gola, 19 asistime. Fitoi: Champions League, La Liga & Superkupën e Spanjës.

5-Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain)
2021-22: 48 gola, 31 asistime. Fitoi: Ligue 1 & UEFA Nations League.

4-Robert Lewandoëski (Bayern Munich)
2021-22: 56 gola, 11 asistime. Fitoi: Bundesligën & DFL-Supercup.

3-Mohamed Salah (Liverpool)
2021-22: 33 gola, 19 asistime. Fitoi: FA Cup & Carabao Cup.

2-Sadio Mane (Liverpool)
2021-22: 29 gola, pesë asistime. Fitoi: Africa Cup of Nations, FA Cup & Carabao Cup.

1- Karim Benzema (Real Madrid)

2021-22: 47 gola, 15 asistime. Fitoi: Champions League, La Liga, UEFA Nations League & Superkupën e Spanjës.