Celebrities Gossip Showbiz

Travis Braker zgjedh që t’ia urojë ditëlindjen vjehrrës së tij në këtë mënyrë!

Të gjithë anëtarët e familjes më të njohur Kardashian dhe Jenner kanë qenë shumë të lumtur për faktin se ylli Kris Jenner ka festuar ditëlindjen e saj. Urimet për të kanë qenë të pafundme, por ai i cili dalloi ishte urimi i të fejuarit të vajzës së saj Kourtney Kardashian, Travis Barker.

Reperi i njohur zgiodhi që ta uronte vjehrrën e tij në rrjetin e tij social Instagram. Ai kishte postuar një foto ku kishin dalë së bashku. Në InstaStory ai kishte shkruar:

Gëzuar ditëlindjen @krisjenner. Të dua.

Uploaded image

Kris Jenner, ylli i “Keeping Up with the Kardashians” festoi ditëlindjen e saj të 66-të këtë të premte. Kujtojmë se muajin e kaluar ajo ishte e ftuar në një nga emisionet më të pëlqyer dhe më të njohur, “The Ellen DeGeneres Show” nga ku edhe dha disa detaje shumë të bukura për marrëdhënien e vajzës së saj Kourtney dhe muzikantit Travis. Jenner i tha prezantueses Ellen se:

Kourtney dhe Travis janë krijuar me të vërtetë për njëri-tjetrin. Ata janë çifti më i lezetshëm. Janë kaq të dashuruar dhe na bëjnë të ditur vazhdimisht se sa shumë duhen.

Ajo gjithashtu tregoi se përpara propozimit, Barker i erdhi i pari për t’i kërkuar dorën për martesë Kardashian. Kris tregoi se ai është shumë i dashur dhe se të dy së bashku mezi po presin për hapin e radhës. Kourtney Kardashian ka zyrtarizuar lidhjen e saj me muzikantin Travis Barker. Bukuroshja do të ecë përgjatë altarit për herë të parë në jetën e saj dhe ajo do ta bëjë këtë me askënd tjetër përveç Travis Barker… i cili para pak javësh i bëri asaj propozimin e madh për martesë. Bateristi i Blink-182 i propozoi Kourtney-t në një hotel pranë plazhit në Montecito, Kaliforni, ku ai i kërkoi të ishte gruaja e tij. Sigurisht, ajo tha po.

Kardashian konfirmoi lajmin emocionues në llogarinë e saj në Instagram duke ndarë fotografi nga propozimi romantik. Në mbishkrimin e fotografive, ajo shkruan:

Përgjithmonë Travis Barker!