Tre aeroportet më të mirë në botë gjenden në Doha të Katarit, në Tokio të Japonisë e në Athinë të Greqisë. “Hamad”, “Haneda” dhe “Eleftherios Venizelos” kryesojnë klasifikimin e kompanisë “AirHelp”, që vlerëson linjat ajrore dhe aeroportet. “AirHelp” bazohet te performanca në kohë, cilësia e shërbimit dhe ushqimit e gjithashtu te mundësitë e blerjeve. Lista e saj përfshin 132 aeroporte.