Bota Botë e Çuditshme

Tronditet pushuesi, zbulon krijesën misterioze të detit!

Një pushues plazhi në Australi ka mbetur i shokuar kur u has me një krijesë të vogël “aliene” të fshehur në rërë. Burri po shijonte një ditë me diell në qytetin Darwin kur gjeti krijesën ngjyrë blu të shtrirë në rërë.

Ai postoi një foto në Reddit duke bërë thirrje që kjo krijesë të identifikohej dhe menjëherë zgjoi kureshtjen tek të tjerët. “Nuk jam i sigurt se çfarë është por mos e prek”,-shkroi njëri prej përdoruesve. Krijesa u identifikua përfundimisht si një kandil deti me butona blu, një organizëm detar i përbërë nga një koloni hidroidesh.