Celebrities Gossip Showbiz

Truproja misterioz që ruan Beyonce bëhet viral në rrjetet sociale!

Një bodybuilder i quajtur James Plaza është bërë viral në rrjetet sociale. Pas videos së TikTok ku tregohet reagimi i truprojës së Beyoncé ndaj performancës së saj të këngës ‘Energy’, bodybuilder u bë sensacion në rrjetet sociale. Videoja tregon sesi publiku hesht kur Beyonce thotë “Mute”, për të cilën truproja qeshi në mënyrë misterioze, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve aty.

Nuk u desh shumë kohë që fansat ta gjenin në rrjetet sociale dhe shumë shpejt u zbulua se ai ishte James Plaza, një atlet profesionist dhe bodybuilder. Rikujtojmë, se së fundmi diva e muzikës pop Beyonce bëri një gjest humanizmi ndaj fansave të saj, në mënyrë që të sigurohej që të gjithë të kthehen të sigurt në shtëpi.

Duke pasur parasysh stuhinë në Maryland, fansat që erdhën në stadium “FedEx Field” për ta dëgjuar, u përballën me vështirësi të mëdha si në transportin e tyre ashtu edhe gjatë qëndrimit në stadium. Sipas një raporti të E!News, këngëtarja dha 100,000 dollarë për të mbajtur trenin hapur një orë më shumë se zakonisht dhe për t’u shërbyer fansave të saj.